Xhamia e Plumbit vijon të jetë e përmbytur/ Niveli i ujit rreth Xhamisë arrin në 2 metër…

Prej disa kohesh punimet per rikonstruksionin e Xhamise se Plumbit jane nderprere .
Permbytjet e shpeshta qe perfshine Shkodren ne pak muaj e kane bere te pamundur vijimin e punimeve.

Niveli I ujit sot rreth xhamise arrin ne 2 metër, ku përvec objektit të kultit janë nën ujë edhe makineritë e firmës e cila po merret me punimet në këtë object. Afati I perfundimit te punimeve eshte parashikuar ne veren e ketij viti por ende nuk ka një datë të caktuar se kur do të rinisin punimet.

Projekti i rehabilitimit për Xhaminë e Plumbit po vihet në jetë falë marrëveshjes së bashkëpunimit me qeverinë turke.
Ndërhyrja kryesore lidhet me zgjidhjen e problemit të përmbytjeve, krijimin e një sistemi kullimi të sigurt dhe pengimin e ujërave vërshuese dhe restaurimin e ndërtesës.

Jo pa rëndësi është edhe sistemimi i peizazhit të ambientit përreth, për ta kthyer në një park të denjë për besimtarët e turistët