Vritet me armë zjarri biznesmeni italian në Tepelenë…

Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në fshatin Salari të Tepelenës, ku mbeti i vrarë shtetasi italian Edoardo Sarchi, 44 vjeç, pronar i një fabrike tullash në Tiranë.

Ai u qëllua me breshëri plumbash nga një person i paidentifikuar, teksa udhëtonte me automjet në aksin Nivicë–Salari. Policia dyshon se atentatori ka qëlluar fillimisht drejt gomave dhe më pas ndaj makinës.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, ndërsa disa persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje. Forcat e rendit vijojnë kontrollet në Tepelenë, Fier e Vlorë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shpërndaje