Vrasje me armë zjarri në Tropojë

Një 47-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Tropojë, mbrëmjen e djeshme, në orën 23:30.

Viktima është shtetasi me inicialet Gezim Gjyriqi., pronar i një karburanti.

“Në afërsi të karburantit të tij, në lagjen “Partizani”, është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasi Gezim Gjyriqi , 47 vjeç, banues në qytetin e Tropojës”, lexohet në komunikatën e policisë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.