Voltana Ademi: Nuk po kryhen diagnostifikime në dy familjet ku u konstatua virusi

Në një lidhje me Skype në 360gradë nga Artur Zheji në TV Ora, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi tha se në dy familjet e infektuara nuk po bëhen teste sa kërkohet.

Ademi: Në Shkodër ka një numër të shtuar në dy familje dhe problematika është që numri i rasteve është shtuar në këto dy vatra. Situata është që në këto dy familje nuk po arrihen të diagnostifikohen të gjithë anëtarët e familjeve. Ka një numër shumë të vogël testesh se sa kërkohet.