Vllaznia në kaos total, futbollistët drejt largimit pas bojkotit

Situata te Vllaznia nuk është aspak e qetë. Klubi kuqeblu po kalon një moment shumë të vështirë pas pandemisë COVID-19, teksa futbollistët nuk pranojnë që të zbresin në fushë për t’u stërvitur.

Shkak janë bërë 4 pagat që nuk janë derdhur ende në llogaritë e lojtarëve. Ditën e djeshme, pas takimit me administratorin Suad Lici, ata vendosën që të mos dilnin në stërvitje. Kapiteni Gilman Lika foli qartë në lidhje me situatën.

Nëse ky “ngërç” nuk do të marrë një zgjidhje me shumë mundësi një pjesë e madhe e futbollistëve të largohen ende pa rinisur sezoni. Kontratat e shumë pre tyre përfundon në fund të këtij muaji dhe duke parë gjendjen e krijuar, vështirë se ata do të zbresin më në fushë këtë sezon.