VIDEO/ Shkodër, mesazhi i Myftiut Sytari për Fitër Bajram

Në Shkodër besimtaret myslimane falen namazin e Fitër Bajramit në xhamitë më të afërta!

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, dha mesazhin e tij për të gjithë besimtarët:

“Ne jemi myslimanë dhe myslimani është njeri me dinjitet është krenar dhe nuk e kthen kokën sa herë që dikush apo diçka nxjerr një zë, sa djathtas e majtas. Gjithsecili të shoh veten në pasqyrën e besimit, të pyes a është i drejtë rrugëtimi i tij në marrëdhënie me allahun, me veten, me familjen, me shoqërinë, me komunitetin, me atdheun.

Ne nuk do të emigrojmë nga vendi ynë dhe nuk do ta lejmë vendin tonë në duart e atyre që punojnë ditë e natë për ta shkatërruar. Sot dëgjojmë dhe lexojmë për abuzimet ndaj myslimanëve dhe emrin e institucioneve të tyre, me të cilën politikanët e këtij vendi ruajnë njëri tjetrin me deklaratat shpesh herë të pakuptimta. Por a nuk duhet ti vihet kufiri kësaj gjendje?

Është shumë vonë, por si? Me fjalë, me ligjërata, me peticione, me votë, me heshtje apo me çfarë?