VIDEO/ Pritje masive në Rranxa, deputeti Tom Doshi: marrim 3 deputetë…

Deputeti i partisë Social Demokrate Tom Doshi zhvilloi një takim në fshatin Rranxa të njësisë Bushat, pjesë e bashkisë Vau Dejës. Deputeti Doshi u prit nga një numër i madh banorësh. Objektivi i deputetit Doshi dhe ekipit të tij është që nga qarku Shkodër PSD të marrë 3 deputetë.

Deputeti Doshi iu premtoi banorëve në Rranxa se do vijojë të jetë një mbështetje e fortë për ta edhe pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Banorët e fshatit Rranxa në Bushat i shprehën mbështetjen e plotë deputetit Doshi.

Një banor tjetër tregoi se si deputeti Doshi i ka shpëtuar jetën vajzës së tij disa vite më parë përmes ndihmës që i ka dhënë.