VIDEO/ Policia rrugore e Shkodrës arreston 1 shofer dhe procedon 4 të tjerë…

📌DVP Shkodër

Policia Rrugore e Shkodrës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë
bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 dhe në
Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore është arrestuar 1 shtetas dhe proceduar në gjëndje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu,  nga shërbimet e Policisë rrugore gjatë javës që lam pas janë marrë 640 masa administrative si më poshtë:

• 183 masa administrative për parakalim të gabuar
• 57 masa administrative për mos respektim të normave të shpejtësisë
• 8 masa administrative për perdorim të aparateve telefonike  
• 11 masa administrative për mos perdorim të rripit të sigurimit
• 10 masa administrative për perdorim të pijeve alkolike
• 23 masa administrative për mos perdorim të kaskave mbrojtëse
• 86 masa administrative për pushim mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore
• 348 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Shkodrës falenderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.⚠️👮🏻‍♀️🚔