VIDEO/ Policia rrugore e Shkodrës 172 masa administrative në një javë…

Policia Rrugore e Shkodrës, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt.

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 5 të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.”

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë javës që lamë pas, janë vendosur 730 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:

• 172 masa administrative për parakalime të gabuara;

• 8 masa administrative për perdorim të xhamave të errësuar dhe të riveshur ;

• 9 masa administrative për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

• 41 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;

• 22 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;

• 49 masa administrative për mospërdorim të kaskave mbrojtëse;

• 115 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;

• 314 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Shkodrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.