VIDEO/ Përmbytjet në Vaun e Dejës, banorët në protestë: I shkova në zyrë kryetarit dhe më nxorri jashtë me polici…

Dy javë pas përmbytjeve, një grup banorësh në Bashkinë Vau i Dejës kanë dalë në nja protestë. Ato shprehen se nuk është marrë asnjë masë dhe ndihen të rrezikuar nga përmbytjet. Banorët kërkojnë ndërhyrje nga bashkia në ndërtimin e argjinaturave mbrojtëse dhe pastrimin e kanaleve kulluese.

“Dëmet janë shumë kolosale, në Fishtë ka shumë dëmtime, uji ka hyrë në shtëpi dhe ka shkatërruar cdo gje, kam hyrë jam ankuar të zyra e kryetarit të bashkisë, më tha: Kush je ti? Ske mundësi me më taku më tha mua. Skam ardhur te zyra personale por e kryetarit të bashkisë i thashë. Më ka nxjerrë jashtë nga zyra përndryshe kemi veprime të tjera. Të nxjerër jashtë. Thirri policinë bashkiake dhe më ka nxjerr jashtë. I ka thënë policit  mos e le të hyjë më në bashki. Asnjë gjë nuk ka bërë. Ka futur një fasdrom, një 10 metër kanal dhe asgjë. Jemi të rrezikuar në momentin e parë që bie shiu, mbi 10 familje që zhduken nga faqja e dheut”- tha nje prej banoreve.

Si shkak i përmbytjeve të fundit në këtë zonë, dëmet kanë qenë të konsiderueshme. Ndërkohë, të rrezikuara nga përmbytjet janë dhjetra familje.