VIDEO/ Myftiu Sytari: Hixhabi, taban dhe simbol Kombëtar ndër shqiptarë!…

Shpeshherë femrat me Hixhab ose sic njihet në gjuhën e përditshme shami janë ndjerë të paragjykuara dhe të diskriminuara qoftë në rrugë por edhe nga punëdhenësit të cilët në jo pak raste mund të refuzojnë një femër që mban shami në kokë.

Rasti më i fundit është i një dite më parë i vajzës nga Shkodra e quajtur Elsa e cila ka përfunduar studimet pasuniversitare si eksperte kontabël universitetin Luigj Gurakuqi Shkodër dhe është vlerësuar në temën e diplomës me notën 10 por është refuzuar në punë në pozicionin e ekonomistes nga një sipërmarrje private në Shkodër. Këtë gjë Elsa e denoncoi përmes rrjeteve sociale.

Kjo ka ngjallur reagimin e myftiut të Shkodrës Imam Muhamed Sytari i cili thotë se bullizimi ndaj femrave me Hixhab është një fenomen që po shtohet dita ditës ndaj ai e cilëson këtë so një paradoks I cili duhet trajtuar më shumë në rrafshin psikologjik e social sesa në atë fetar.

Ndër të tjera myftiu Sytari u shpreh se shteti duhet të marrë masa për frenimin e këtij fenomeni.