VIDEO/ Karantina në shtepinë e të moshuarve Shkodër…

Nese pensionistet  javet e fundit kane patur mundesi te pakten nje here ne jave te dalin, per moshen e trete rezident ne shtepine e te moshuarve Shkoder, nje gje e tille nuk lejohet.

Ministria e ka klasifikuar si pjesen me te rriskuar e per pasoje qe ne daten 8 mars ne kete institucion eshte aplikuar karantinimi i banoreve dhe personelit.

Pas 50 ditesh sherbim, stafi ka ndryshuar. Personeli i ri i cili tashme sherben brenda i eshte nenshtruar kryerjes se tamponit.

E vetmja mundesi per te takuar te moshuarit eshte kjo dritare. Ne kete menyre komunikon edhe titullari i institucionit Fatjon Hoxha.

Drejtoria e shtepise se te moshuarve Shkoder pret cdo vendim te ministrise per mbarevajtjen e punes dhe qendrimin e personelit brenda. Situata po kalohet ne menyren me te mire, ku 60 te moshuarit nuk jane prekur jo vetem nga covid por as nga virozat e tjera. Pasi sipas drejtuesve kete periudhe sherbimi pervecse i perforcuar ka qene edhe nen masa te shtuara dezinfektimi dhe higjene.