VIDEO/ Grabitja e bankës në Koplik, policia kontrolle nga ajri për kapjen e autorëve…

Pas grabitjes së bankës në Koplik të Shkodrës dhe arratisjes së 3 autorëve, policia ka nisur aksionin për arrestimin e tyre.

Realiteti Post sjell pamje nga aksioni policor, ku përveç efektivëve në terren, ka nisur edhe kontrolli nga ajri.

Siç shihet nga video, një helikopter i policisë po kontrollon nga ajri për autorët, të cilët pasi i vunë zjarrin makinës së tyre në dalje të qytetit të Koplikut, i grabitën një qytetari mjetin e tij.