VIDEO/ Gazetari i ABC, Taulant Kopliku futet ne Kiev…

Raportimi në zona lufte është gjithnjë i vështirë për gazetarët, të cilëve iu duhet të përballen me shumë rreziqe dhe të papritura. Ekipi i ABC me gazetarin Taulant Kopliku dhe operatorin Ardian Kamberi ndodhen aktualisht në Kiev, nga ku edhe po raportojnë që prej mbrëmjes së djeshme.

Mësohet se gjatë mëngjesit të sotëm, ashtu edhe si shumë kolegë nga televizionet e tjera, ekipit të ABC iu desh të qendronte 45 minuta në një pikë karburanti në periferi të Kievit deri sa aktivistë të armatosur të ushtrisë së Ukrainës bënë verifikimet përkatëse duke u bindur se ishin gazetarë dhe ndodheshin aty për të raportuar dhe asgjë tjetër.

Ngjarja

Ekipi i ABC ndaloi në një pikë karburanti në periferi të Kievit dhe operatori filloi të merrte planet që do t’i përdorte për mbulim dhe kronika. Në këtë moment, pronari i karburantit njofton me telefon ekipet e vullnetarëve të armatosur për të ardhur që të bënin verifikimin e ekipit të ABC për të hequr çdo dyshim ndaj tyre. Për çështyje minutash në vendin e ngjarjes, siç raporton gazetari Taulant Kopliku, mbërritën vullnetarë të armatosur si edhe vetë policia, të gjithë të armatosur duke i mbajtur aty për 45 minuta.

Ukrainasit e pyetën ekipin e ABC se përse ndodheshin në Kiev duke marrë përgjigje se ishin aty për të raportuar mbi luftën që po ndodhte. Pasi u bindën, vullnëtarët ukrainas të armatosur si edhe policia e lanë të lirë ekipin e ABC për të vijuar punën e tyre.

Vetëm nëj ditë më parë, ekipi i Sky News u qëllua me breshëri nga ushtarët rusë në Kiev, ndërsa një ekip gazetarët italianë u mbajtën për ditë të tëra nga forcat ukrainase deri sa u bindën që nuk ishin spiunë të Rusisë. /abcnews.al