VIDEO/ Familja Shega në Melgushë në kushte të vështira ekonomike dhe kryefamiljaria e sëmurë…

Në këtë banesë krejtësisht të amortizuar jetojnë 2 pjestarë te familjes Shega . Pamundësia ekonomike e ka detyruar këtë familje të kalojnë ditët në kushte mjaft të vështira. Shtëpia e cila ndodhet në fshatin Melgushë pak kilometra larg nga Shkodra po përballet me mungesën e kushteve elmentare të jetesës .
Çdo orendi përreth është e vjetër, ndërsa të ardhurat, janë shumë të pakta.

E zonja e shtepisë Sema Shega thotë se sfida më e madhe e kësaj familje është mbijetesa dhe gjetja e një mënyre për të krijuar një të ardhur. Sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, problemet me shëndetin të kryefamiljares e kanë vështirsuar më tepër gjëndjen e tyre financiare.

Semaja shprehet se pengu më i madh i saj është përfundimi i shtëpisë së re e cila u ndërtua nga të afërmit e saj para disa viteve . Tek kjo familje e harruar nuk ka patur asnjë ndihmë nga institucionet , përveç disa ndihmave modeste të ardhura nga të aferm dhe disa shoqata të ndryshme.