VIDEO/ Bashkia Shkodër nis lirimin e trotuareve nga shitësit ambulantë…

Bashkia Shkodër ka nisur lirimin e hapësirave publike të zëna abuzivisht nga individë apo subjekte të ndryshme në qytet.

Në rrugën e Spitaleve, janë larguar shitësit ambulantë, duke mundësuar lëvizshmërinë normale për këmbësorët në një zonë me qarkullim mjaft të dendur.

Bashkia Shkodër bën thirrje që individët dhe subjekte e ndryshme, ti lirojnë vullnetarisht këto hapësira të cilat janë të të gjithë shkodranëve.