VIDEO/ Bashkia Shkodër nis lirimin e hapësirave publike në shetitoren “Kol Idromeno”…

Bashkia e Shkodrës ka nisur prej disa ditësh lirimin e hapësirave publike në qytet. Ditën e neserme, do të jetë radha e pedonales “Kolë Idromeno”, një nga segmentet më të frekuentuara të Shkodrës.

Kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Gentian Ibro, bën me dije se për këtë qëllim, është ngritur grupi i punës, i cili ka bërë njoftimin e subjekteve me aktivitet në pedonalen “Kolë Idromeno”. 

Një pjesë e subjekteve kanë liruar vullnetarisht hapësirat publike, ndërsa Ibro u kërkon edhe subjekteve të tjera të lirojnë vullnetarisht ato. Pas lirimit të hapësirave publike, do të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i pedonales, për të krijuar kushte sa më optimale për qytetarët e vizitorët që e frekuentojnë atë.