VIDEO/ Atentati, forcat RENEA mbërrijnë në Shkodër…

Shpërndaje

Pas atentatit ndaj Naim Bajrit, forcat RENEA mbërritën në Shodër, ku kanë nisur kontrollet në kërkim të autorëve të ngjarjes që tronditi qytetin në orët e para të mëngjesit të sotëm

“Rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi Naim Bajri, 68 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër dhe ka mbetur i plagosur lehtë, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi Aastrit Zeneli, 58 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër. Gjithashtu në livadh, në lagjen “Guerrile”, Shkodër, është gjetur i djegur një mjet që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehja e zonës nga Policia vendore dhe FNSH Shkodër, si dhe janë nisur në drejtim të Shkodrës, grupe të RENEA-s. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

Shpërndaje