VIDEO/ Atentat në Shkodër, plagoset një përson brenda makinës…

Një atentat ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen Rus të Shkodrës.

Një përson ka mbetur i plagosur nga të shtënat e kallashnikovit.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në lagjen Dobraç në Shkoder, në rrethana ende të pa qarta është plagosur me armë zjarrin shtetasi A.B, 38 vjeç banues në lagjen Dobraç, i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip Benz.

38 vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkoder i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, fiksimin e çdo prove të mundshme me qëllim identifikimin e autorëve.