Vetëm 8 raste të reja, shkon në 803 numri i të infektuarve me koronavirus

Në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, specialistja e ISHP-së, Eugena Tomini konfirmoi se janë 803.

Të prekur me koronavirus në Shqipëri. Po sipas saj rastet e reja janë 8 në 24 orët e fundit.

Ajo që është për t’u theksuar është fakti se rastet e reja janë rikthyer në qytetin e Elbasanit me dy raste dhe në qytetin e Durrësit, një rast, ndërsa 5 ishin në Tiranë.