Vdes një i moshuar me COVID-19 në Shkodër, vuante edhe nga sëmundje të tjera

Një i moshuar, i cili ka qenë i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë, duke e çuar në 24 numrin e viktimave.

Mësohet se viktima M.S., i cili vuante edhe nga sëmundje të tjera ka ndërruar jetën në reanimacion e spitalit të Shkodrës.

Burime pranë bluzave të bardha bëjnë me dije se viktima ndërroi jete ne oren 4 e 30 min të mëngjesit të sotëm.

Tamponi për të moshuarin janë marre mëngjesin e djeshëm ku ka rezultuar pozitiv me Covid.

Ndërkohe sa i takon pacienteve të tjerë në Shkodër, mësohet se dy prej të shtruarve janëe dërguar në Tirane per mjekim me te specializuar pasi rezultojne pozitiv, ndërkohë që në Shkodër ndodhet vetëm 1 i prekur me covid 19, i cili ndodhet ne repartin e dializës.