Vau i Dejës/ Sekuestrohen 1678 fara kanabisi, arrestohet pronari i lokalit…(VIDEO)

Shpërndaje

Vau i Dejës/Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni i koduar “SEEDS”.

Gjenden në një lokal në fshatin Kosmaç dhe sekuestrohen 1678 fara të dyshuara narkotike kanabis.

Arrestohet në flagrancë pronari i lokalit.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “SEEDS”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer kontroll në lokalin e shtetasit Xh. M., në fshatin Kosmaç, ku gjetën 1678 fara kanabisi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. M., 70 vjeç, banues në fshatin Kosmaç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje