Valë bojkotesh akademike ndaj universiteteve izraelite për shkak të Gazës…

Shpërndaje

Një numër gjithnjë e më i madh universitetesh dhe institucionesh kërkimore në mbarë botën po ndërpresin bashkëpunimet me institucionet akademike izraelite, për të mos u akuzuar si mbështetës të heshtur të politikave të qeverisë së Izraelit ndaj palestinezëve.

Sipas “The Guardian”, këto vendime lidhen me situatën dramatike në Rripin e Gazës, ku Ministria e Shëndetësisë e enklavës raporton mbi 63 mijë viktima dhe një krizë të rëndë humanitare, e cilësuar si “e shkaktuar nga njeriu”.

Si pjesë e këtij reagimi, Universiteti Federal i Ceará në Brazil anuloi një samit mbi inovacionin që do të zhvillohej me një universitet izraelit. Po ashtu, disa universitete në Norvegji, Belgjikë dhe Spanjë kanë vendosur të shkëpusin marrëdhëniet me partnerët akademikë izraelitë.

Shpërndaje