Ura e vjetër e Bunës, drejt amortizimit total/ Kalimtarët: Nuk është normale, duhet ndërhyrje…

Ura e vjetër e Bunës nga dita në ditë po bëhët thuajse e pa kalueshme. Dërrasat janë demtuar në të gjithë gjatësinë e saj. Kalimtarët thonë se është tejet e rrezikshme jo vetëm për amortiizmin e bicikletave por vecanërisht për fëmijët. Ura e vjetër u rikonstruktua 4 vite më parë, por sërish gjendja e saj është degraduar. Ndonëse alarmi është dhënë prej javësh, asnjë ndërhyrje nuk ka ndodhur as nga pushteti local e as nga drejtoria rajonale e kulturës.

Pothuajse cdo dite, shume qytetare, por edhe turiste zgjedhin te kalojne disa ore ne ajer te paster dhe prane liqenit te Shkodres dhe kalimi ne uren e vjeter te bunes eshte i pashmangshem. Ura e vjetër e Bunës eshte pjese e monumenteve te qytetit te Shkodres dhe lenia e saj pas dore nga pushteti vendor, ofron nje imazh te shemtuar per kedo qe zgjedh ta vizitoje, si edhe per shume turiste qe kalojne gjate kesaj ure per te frekuentuar zonen turistike te Shirokes apo Zogajve.