Universiteti i Shkodrës dhe GIZ nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi strategjik për arsimin dhe zhvillimin ndërkombëtar…

Shpërndaje

Marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

Sot, më 10 tetor 2025, në Tiranë, u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit (MoU) ndërmjet Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, organizatë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar.

Në emër të GIZ, marrëveshja u firmos nga Dr. Sonja Kurz, Drejtore e GIZ Albania, Dr. Irina Kausch, Menaxhere Programi (ProSEED 2.0), ndërsa nga Universiteti i Shkodrës nënshkroi Prof. Dr. Tonin Gjuraj, Rektor i institucionit.

Marrëveshja parashikon zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit, kërkimit dhe zhvillimit, shkëmbime akademike, si dhe forcimin e kapaciteteve institucionale në fushën e diasporës me në qendër mësimin e gjuhës shqipe dhe promovimin e kulturës si pjesë e rëndësishme e diplomacisë ekonomike dhe kulturore.
Të dy palët kanë caktuar koordinatorët përkatës për zbatimin e marrëveshjes dhe komunikimin ndërinstitucional:
📘 Për GIZ: Elteva Vertopi (Menaxhere Programi, MEG Albania, GIZ)
📗 Për Universitetin e Shkodrës: Prof.asoc.Dr Rezarta (Hoti) Draçini dhe Prof.asoc.Dr Valbona Karakaçi.

Ky është një hap tjetër i rëndësishëm në procesin e ndërkombëtarizimit dhe zgjerimit të partneriteteve strategjike të Universitetit të Shkodrës me institucione prestigjioze ndërkombëtare. 🌍🎓

Shpërndaje