Ujësjellës Kanalizime Shkodër njofton abonentët për ndërprerje të ujit të pijshëm, ja oraret…

Në bazë të shkreses nr.780 datë 27.04.2022, OSHE Group njofton Ujësjellës kanalizime Shkodër sh.a se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike me datën 28.04.2022 si rezultat i remontit që do të kryhet ne N/ST SH-1.

Si rrjedhojë, Ujësjellës Kanalizime Shkodër sh.a, ju njofton se, për shkak të remontit që do të kryhet nga operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE), me datë 28.04.2022, do të këtë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në qytetin e Shkodrës, si pasojë shoqëria Ujësjellës Kanalizime Shkodër është e detyruar të ndërpresë furnizimin me ujë, nga ora 08:00-13:00.

Ju lutem merrni masa për grumbullimin e rezervave të ujit!

SHOQËRIA UJËSJELLËS KANALIZIME SHKODËR SH.A.