Ujërat e zeza ne liqenin e Shkodres, Agjencia Rajonale e Mjedisit gjobit “Ujësjellës Kanalizime Shkodër”…

Ujërat e zeza janë aktualisht ndotësit më të mëdhenj të lumenjëve dhe liqenit të Shkodrës.
Mungesa e një impianti për përpunimin e ujërave të zeza të qytetit të Shkodrës detyron prej vitesh shkarkimet e këtyre ujërave në lumin Drin dhe Bunë.

Përfaqësuesja e forumit shqiptar i liqenit të Shkodrës Diana Bejko bëri të ditur se për të parandaluar këtë katrastrofë ekologjike shoqatat mjedisore në Shkodër kanë bërë një peticion me 2500 firma të cilat janë dorëzuar në Ministrinë e Mejdisit dhe atë të Energjitikës , ku pas inspektimit nga Agjencia Rajonale e Mjedisit, është gjobitur drejtoria e “Ujësjellës Kanalizime Shkodër” pasi nuk e ushtronte veprimtarinë e tij konform ligjit.

Ndërsa i kontaktuar nga Rtsh Shkodra drejtori I Ujësjellës Kanalizime Shkodër Mark Molla e ka përgënjeshtruar një lajm të tillë , ai jashtë kamerave bëri të ditur se ka pasur një interesim dhe verifikim te Agjencia Rajonale e Mjedisit por nuk është gjobitur.