“U perfshiva emocionalisht në një situatë të tillë me gazetarin Ergys Kavaja”, Helidon Bushati ndjesë publike ndaj gazetarit…

Në formimin tim dhe në edukaten time qytetare që rrjedh nder breza, nuk ka vend per fyerje dhe presione. Ndaj askujt. Jam dhe do te jem Helidoni që të gjithë më njohin.

Fatkeqësisht, ndodh të jem edhe unë njeri gjaku dhe mishi. Njeri i emocioneve, sidomos kur luftoj dhe e dua të miren. E aq më teper, kur kjo e mirë tenton të sfumohet në dëm të Shkodres. Në dëm të këtij qyteti që duhet të fitojë mbi të keqen.

U perfshiva emocionalisht në një situatë të tillë me gazetarin Ergys Kavaja, të tejkalimit të caqeve dhe të thyrjes së etikes. Prandaj, dua te jem i njëjti Helidon që të gjithë më njohin, dhe ndjesa ime eshte e sinqertë. Kam qene dhe do të mbes gjithmone miku i të gjitheve, dhe i gazetarëve.

Kërkoj ndjesë dhe mirëkuptim. Në çdo moment, perballë kujtdo, le të jete e mira që e mund të keqen”, shkruan helidon Bushati ne rrjetin sociale facebook.