U komandua me urgjencë në Shkodër, Lamallari: Lëviznin rrugëve sikur s’kishte ndodhur asgjë, masat që morëm

Shkodra ishte një qytet i paprekur nga koronavirusi deri pak javë më parë ndërkohë që Tirana, Durrësi, Fieri dhe Korça pasqyronin shifra problematike.

Por, brenda pak ditësh, Shkodra u kthyer në vatrën e dytë më problematike të koronavirusit pas Tiranës duke vënë alarmin në qeverinë qendrore si edhe në pushtetin lokal, e shoqëruar kjo edhe me akuza të forta publike për neglizhim të qëllimshëm.

Pas problemeve të shkaktuara, ministri i Brendshëm Sandër LLeshaj shkarkoi Prefektin e Shkodrës duke dërguar atje për menaxhimin e situatës zëvendësin e tij Besfort Lamallari.

Ky i fundit ka detyrën e përkohshme të koordinimit të autoriteve të pushtetit qendror dhe lokal me qëllim luftën efektive ndaj koronavirusit.

I ftuar në Abc News përballë Juli Xhokaxhi, Lamallari tha se kur shkoi në Shkodër gjeti një situatë alarmante sa i përket ndërgjegësimit publik për rrezikun e koronavirusit.

Shkova në Shkodër dhe përshtypja e parë nuk ishte pozitive. Pash njerëz që lëviznin pas asnjë problem. Dukeshin si mina me sahat që lëviznin dhe mund t’jua çonin koronavirusuin familjareve të tyre.

Prandaj krahas koordinimit të aktorëve qendrorë dhe lokalë, duhet mbi të gjitha që krahas punës së bërë nga pushteti qendror edhe lokal, të ketë një nivel të duhur ndërgjegjësimi.

Gjatë shtatë ditëve që jam në Shkodër kam kuptuar se pa një nivel të duhur ndërgjegjësimi, gjithçka që bëhet nga qeveria apo bashkia është e kotë.

Ndër të tjera ai tha se menjëherë janë marrë masa për të mos lejuar daljen e qytetarëve pa kriter në rrugë si edhe mbylljen e tregut të Zdrales për dy javë si përgjysmimit të punës në tregun e Rusit.

Mblodhëm komisionin për mbrojtjen civile që drehtohet nga unë dhe vendosëm që të ndërhynim në tregjet Rus dhe atë të Zdrales. Këtë të fundit e mbyllëm për dy javë. Mjaftonte një vizitë aty për të parë se çfarë rreziku ishte. Në tregun e Rusit u përgjysmua aktiviteti.

Po ashtu vendosën tunele dezifektuese për të shtuar masat e sigurisë“, tha ai.

Lamallari theksoi gjithashtu se masat e marra bënë që të ulej numri i qytetarëve që lëviznin pa leje në rrugë dhe të rriteshin aplikimet për autorizime.

U përpoqem të ndërgjegjësojmë qytetarët pasi kishte shumë pak aplikime në e-Albania. Gjobat dhe ndërgjegjësimi bënë që të rritet numri i aplikimeve për autorizime“, tha ai duke shtuar se kishte qenë i detyruar që të bashkëpunonte me kryebashkiaken Voltana Ademi për shkak se bëhet fjalë për një rrezik të madh si koronavirusi.

Jam i detyruar të bashkëpunoj me zonjën Voltana Ademi sepse jemi përballë një rreziku që nuk pyet për ndasi apo përkatësi politike. Secili ka shumë për të bërë. Kërkohet koordinim deri në stabilizimin e situatës. Kontakti im i parë ka qenë me kryetaren e bashkisë dhe kjo jo pa qëllim“, u shpreh ai.

I pyetur nëse duhej të bëheshin më shumë teste në Shkodër, nisur edhe nga kërkesat e pushtetit lokal, Lamallari tha se janë protokolle të caktuara ato që vendosin sa teste duhen bërë dhe kush testohet. /abcnews.al