Shkrumbohet SPAR në Kryebushat…

Shpërndaje

Gjatë natës është shkrumbuar nga flakët supermarketi “SPAR” në Kryebushat, Vau Dejës.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 01:00, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse nga Shkodra, Vau Dejës dhe Lezha, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.

Shpërndaje