U denoncua nga “Piranjat”/ Arrestohet italiani për mashtrime financiare në call center në Tiranë (Emrat)…

Shpërndaje

Vihet në pranga një shtetas italian, më kuadër të aksionit kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës.

Cosimo Notaristefano, është i ndaluari, ndërkohë Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 persona të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal.

Rrjeti u denoncua nga emisioni investigativ “Le Iene” dhe “Piranjat”. 

Gjatë operacionit të zhvilluar muajin e shkuar, kontrollet u zhvilluan në dy prej kullave shumëkatëshe në qendër të Tiranës, ku bëhej aktiviteti. Në kërkim për rastin u shpallën edhe tre vëllezër nga Tropoja si organizatorë të skemës.

Investigimi i “Le Iene” në bashkëpunim me ”Piranjat”, ka zbuluar detaje nga hetimi që çoi në zbërthimin e grupit të call centerave që mashtruan europianët, me shifra të frikshme që shkonin deri në 20-30mln euro në muaj.

Emisioni kishte infiltruar një operator i cili është instruktuar nga meaxheri i call centerit, për mënyrën se si do të veprohej për të futur në “çark” klientët. Ai I ka shpjeguar se në zyrë ka operatorë që merren me klientë italianë, gjermanë, spanjollë dhe francezë.

Karlo e instrukton të infiltruarin se duhet që fillimisht të zgjedhë një emër “arti” dhe se identiteti i tij i vërtetë nuk duhet kurrsesi të mësohet nga personat që do të futen në kurth.

“Fillimisht bëji të mendojë se kanë fituar 20-30 euro në ditë, nuk do të të besojnë nëse i tregon direkt 1 mijë ose 2 mijë euro, duhet të krijosh empati”, dëgjohet të thotë ai në një nga regjistrimet.

Ndërkohë në momentin e arrestimit,. Aty ku u kuptua që gjithçka ishte pastruar në detaje dhe operacioni ishte dekonspiruar, Karlo nuk ka pranuar të bashkëpunojë me agjentët e BKH si dhe ka mohuar të ketë dijeni mbi gjithçka ka ndodhur, megjithëse nga investigimi shihet qartë roli i tij në grup.

MASAT E DHENA NGA GJKKO

Remir Gjoligaj- arrest me burg

Endri Gjata- arrest me burg

David Qerimi- arrest me burg

Elis Merkaj- arreat me burg

Rentjan Peposhi – arrest me burg me afat 20 ditë

Odeas Kuqi- arrest me burg me afat 20 ditë

Hysen Xhepexhiu- arrest me burg

Klaudio Kaçupi – arrest me burg.

Shpërndaje