
Nga Redi Shehu
Në takimin e djeshëm ku i gjithë Perëndimi ishte i grumbulluar rreth një tavoline në Shtepinë e Bardhe, u vu re qartë inferioriteti evropian karshi arrogancës së tipit “Far West” të Trump. U duk qartë humbja e Evropës përballë Putin dhe kallajisja që Trump, me anë të kovaçhanes së tij të marrëdhënieve ndërkombëtare, përpiqet te mbyllë të çarat e një politike miope dhe të dështuar evropiane në raport me Rusinë. Sido që të rrotullohesh në atë tavolinë, sado që zërat të ngrihen apo të ulen, një gjë është e sigurt, Putin del fitimtar në çfarëdo skenari që të vendoset rreth paqes.
Shqetësimi Evropian nuk ka fare të bëjë me sigurinë e Ukrainës. Jo aspak. Ka të bëjë me shqetësimin e Evropës vetë, ani pse Ukraina iku si mish për top. Çështja është ta frenojmë Putin që të mos pijë kafe në tokat e ish-Bashkimit Sovjetik. E për këtë, Trump krekoset se Putin do ta dëgjojë. E gjitha ngjan me një Perëndim aspak kolektiv që po jep shenjat e një dekadence jo fort të pëlqyeshme.
Ajo që vërtet të përshtjellon, është fakti se në atë tryezë flitet për paqen dhe për “No more killings”, por e gjitha duket një hipokrizi, sepse disa qindra kilometra më poshte Ukrainës, në Palestinë, nuk po ndodh një luftë, por tabloja me e shëmtuar e historisë njerëzore, dhe nuk i pamë këta liderë të mblidhen për paqen dhe për “no more killings”.
Aty nuk ka një Putin. Aty ka zionistë dhe një Netanjahu i cili është simboli i pafuqisë, i padëshirës dhe i korruptimit moral të asaj tryeze.




