Trondit sërish Nuredin Dumani: Talo Çela vrau nënën e trafikantit të drogës në 2013!…

Fatmira Deda është nëna e Ervis Dedës, një prej trafikantëve të drogës në Shqipëri, i cili u ekzekutua disa vite më parë në Golem.

Fatmira Deda, një vit, pasi i ekzekutuan djali, u qëllua me mjete metalike, teksa po futej në garazhin e një pallati pranë banesës saj në lagjen “Skëndërbej” në zonën e Fermentimit për të marrë makinën e saj. Në momentin që ajo ndodhej e vetme në garazh, persona të paidentifikuar e kanë qëlluar atë me mjete të forta në pjesën e pasme të kokës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa autorët e krimit janë larguar në drejtim të paditur.

Mirëpo, Nuredin Dumani ka deklaruar para prokurorëve se ajo është vrarë nga Talo Çela. Fatmira kërkonte që drejtësia të vihej në vend për djalin e saj, por pasi nisi betejën e saj u gjet e vdekur.