Tregtimi i të imtave mbetet i ndaluar në Shkodër për shkak të masave kundër murtajës afrikane…

Shpërndaje

Tregtimi i të imtave vijon të jetë i ndaluar në qarkun e Shkodrës, për shkak të masave parandaluese ndaj murtajës afrikane të ruminantëve të vegjël, që u shfaq disa muaj më parë në Greqi.
Edhe pse prej më shumë se tre muajsh nuk është shënuar asnjë rast i ri në territorin shqiptar, shërbimet veterinarë vazhdojnë monitorimin në terren dhe mbajtjen në fuqi të kufizimeve për lëvizjen dhe shitjen e kafshëve të imta.

Në tre vatrat e konstatuara më parë, janë asgjesuar afro 700 krerë, ndërsa ekspertët apelojnë tek fermerët të njoftojnë menjëherë për çdo shenjë të dyshimtë dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e biosigurisë për të shmangur rikthimin e sëmundjes.

Shpërndaje