Transaksione fiktive/ Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona për pastrim parash…

Shpërndaje

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasit Arsuel Curaj, Alma Guraj, Gezim Guraj, Vladimir Jacaj të akuzuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” me pasoja të rënda.

Sipas hetimeve të zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr. 1280 të vitit 2021, është provuar se katër shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer kontrata të ndryshme, përfshirë shkëmbime pronash, dhurime dhe shitje, si dhe veprime bankare fiktive.

Këto veprime janë realizuar me qëllim pastrimin e produkteve të veprës penale në shumën prej 500,000 euro.

Bëhet me dije se kjo shumë është sekuestruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Shpërndaje