Tragjike, humb jetën nëna me dy vajzat në Fushë-Arrëz…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës në Fushë-Arrëz, ku një nënë bashkë me dy vajzat e saj kanë humbur jetën.

Shkak është bërë kontakti me rrymën elektrike të një prej vajzave që ka qenë duke bërë dush. Në këtë moment nëna dhe vajza tjetër kanë shkuar për ta ndihmuar, por dhe ato kanë humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Tragjedia ka ndodhur në familjen Kola në Fushë-Arrëz, ku si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike kanë humbur jetën nëna P.Kola 42-vjeçe, dhe dy vajzat, S.Kola 18-vjeçe dhe V.Kola 15-vjeçe.

Ndërkohë që është lënduar edhe djali i familjes.