Tërmeti/ Meta mbledh nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti Ilir Meta mbledh nesër Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i presidentit për mediat Tedi Blushi. Blushi njofton se mbledhja do të thirret në orën më të përshtatshme në varësi të situatës.

“Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të mediave në lidhje me një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ju sqaroj se: Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës”, njofton Tedi Blushi.