Tenderat në hetim, shtyhet sërish gjyqi paraprak për kryebashkiakun e Shkodrës…

Shpërndaje

Seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, , është shtyrë sërish nga , duke zgjatur më tej procesin gjyqësor ndaj tij.

Për të tretën herë radhazi, kryebashkiaku nuk ishte i pranishëm në sallë, pasi ka autorizuar me prokurë të posaçme avokatin për përfaqësimin e tij. Edhe ky i fundit mungoi në seancë, duke njoftuar trupin gjykues se ishte i angazhuar në një proces tjetër gjyqësor.

ka ngritur akuza ndaj Becit dhe gjashtë personave të tjerë për shkelje të barazisë në tendera, vepër e kryer në bashkëpunim.

Gjyqtarja vendosi shtyrjen e seancës për datën 24 shkurt, kur pritet që prokuroria të paraqesë kërkesën për kalimin e çështjes në gjykim, ndërsa mbrojtja do të paraqesë kundërshtimet e saj.

Në këtë proces figuron si e pandehur edhe , bashkëshortja e ish-drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Rrugor, , i cili ndodhet në arrest.

Sipas hetimeve të SPAK, Beci dyshohet se ka cenuar konkurrencën mes operatorëve në një tender konsulence të zhvilluar nga në vitin 2019, me objekt zhvillimin strategjik të sektorit energjetik dhe me vlerë rreth 96.5 milionë lekë.

Procedimi penal ka nisur kryesisht pas referimit të materialeve nga hetues të , të cilët siguruan prova gjatë kontrollit të banesës së Berberit.

Shpërndaje