Të shtëna me armë zjarri në Durrës/ Plagoset 40-vjeçari, policia në kërkim të autorit (Emrat)…

Një 40-vjeçar nga qyteti i Durrësit është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Daniel Bushi është qëlluar nga 28 vjecari Gabriel Peqini.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit bregdetar rreth orës 02:00. Sipas të dhënave nga vendngjarja, midis dy personave ka pasur mosmarrveshje dhe probleme të vjetra. Gjatë natës së djeshme të dy personat kanë debatuar dhe më pas 28 vjeçari e ka qëlluar Bushin me pistoletë.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, ndërkohë që i plagosuri është dërguar në spital ku ka marrë ndihën e parë mjekësore. Ai ndodhet jashtë rrëzikut për jetën. Policia ka identifikuar autorin e plagosjes, ndërkohë që vazhdon puna për arrestimin e tij.