“Ta harrojnë se më bëjnë presion”, flet gjyqtari Andri Ymeri që iu shkrumbua makina (video)

Gjyqtari Andri Ymeri makina e të cilit u shkrumbua gjatë natës së kaluar, pasi dha deklaratën e tij në Prokurorinë e Shkodrës ka folur për mediat. Ymeri tha se:

“Gjyqtari duhet të jetë i përgatitur për çdo gjë, nëse unë kam qënë objektivi për shkak të detyrës, i them ta harrojnë se më bëjnë presion. Çfarë kam pasur për të thënë e kam thënë. Sigurisht, jam i shqetësuar.”.

Dy automjete të cilat ishin të parkuara në afërsi të  Kishës Franceskane në Shkodër janë djegur gjatë natës, rreth orës 23:30 të së dielës.

Policia ka dhënë njoftimin zyrtar për djegien e dy makinave në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër. Një nga makinat tip “Mercedez-Benz” rezulton në pronësi të gjyqtarit të Shkodrës Andri Ymeri, ndërsa automjeti tjetër tip “Volksëagen” është në pronësi të shtetasit me iniciale A.T 50 vjeç.

Si pasojë mjeti në pronësi të shtetasit A.T është djegur pjesërisht ndërsa mjeti në pronësi të shtetasit Andri Ymerit është djegur plotësisht.

Në pamjet e sigurisë, dallohet moment kur dy persona i vënë flakën automjetit dhe largohen. Dy personat janë identifikuar por emrat e tyre nuk bëhen të ditur për arsye hetimi.

Paraprakisht dyshohet se djegia e makinave është e qëllimshme.