T2, ekonomia po rikuperohet, Ibrahimaj: Kemi rritjen më të madhe në Rajon në 6 muaj…

Bazuar në të dhënat e tremujorit të dytë, ekonomia shqiptare tregon se ka aftësi rikuperuese. Në gjashtë muajt e parë të vitit ekonomia u rrit me 11.7 për qind, duke performuar kështu rritjen më të madhe të Rajonit, deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

“Ekonomia shqiptare tregoi që kishte aftësi rikuperuese dhe bizneset treguan që kishin qëndrueshmëri për të përballuar krizat. Në tremujorin e dytë rritja ishte e konsiderueshme dhe kjo na jep indicie të rëndësishme për të ardhmen. Zbatimi i reformave dhe ecuria e deritanishme na bën besimplotë për këtë. Në total në gjashtëmujor ekonomia shqiptare u rrit me 11.7% që është rritja më e madhe e Rajonit. Vendet e tjera kanë pasur ulje.

Zgjerimi i aktivitetit ekonomik ka rezultuar në bazë të gjerë duke u mbështetur nga sektori privat. Kontributi i kërkesës së huaj ka ardhur nga rritja e eksperteve dhe importeve. Kontributi i sektorit privat ka ardhur në rritje, i mbështetur nga pagat e luftës, rritja e kredisë konsumatorë. Një e dhënë tjetër pozitive është formimi bruto i kapitalit fiks. Kontributin e dytë më të lartë e ka pasur ajo e tregtisë dhe transportit, që reflekton rritjen e lartë të tregtisë me shumicë dhe transportit. Sektori i ndërtimit është ndikuar si nga investimet publike dhe ato private. Administrata publike, arsimi dhe shëndetësia kanë pasur kontribut pozitiv. Një pjesë e aktiviteteve profesionale kanë pasur produkt pozitiv. Roli i qeverisë dhe masave të ndërmarra është i prekshëm dhe i dukshëm.

“Edhe sektori financiar ka performuar mirë. Me kontribut privat negativ ka rezultuar sektori i bujqësisë. Duhet theksuar se gjatë vitit të kaluar, kur të gjithë sektorët kanë rezultuar me rënie, ky sektor ka qenë pozitiv. Papunësia ka ardhur në rënie dhe inflacioni ka qenë i qëndrueshëm. Mbështetja e qeverisë në përballimin e krizave kanë reflektuar pozitivisht në disa sektorë”, tha Ibrahimaj.

A do të kemi një ndryshim të buxhetit Brenda të këtij vit?

“Jemi akoma në pandemi, program I rindërtimit është dinamik. Në mund ta rishikojmë buxhetin, edhe për një arsye që të ardhurat kanë përformuar përtej parashikimit.”, deklaroi zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Lidhur me propozimet e Partisë Demokratike për uljen e TVSH-së nga 20% deri në 6% për artikujt bazë siç janë produktet e shportës, Ahmetaj tha se nuk ka një propozim konkret e zyrtarë për këtë.

“Propozimi i opozitës nuk është se është paraqitur një dokument zyrtar që të komentoj, kur të paraqitet do të merrni dhe komentet tona zyrtare”.