Studimi: Fëmijët nën 10-vjeç nuk e transmetojnë Koronavirusin, Zvicra i lejon të takojnë gjyshërit

0
163

Zvicra do të lejojë fëmijët nën dhjetë vjeç të vizitojnë dhe të përqafojnë gjyshërit pasi shkencëtarët kanë vendosur se ata nuk transmetojnë virusin.

Zyra Federale e Shëndetit Publik tha se fëmijët “nuk përbëjnë rrezik” për të vjetrit, por shtoi se kontaktet duhet të mbahen sa më shkurt.

Masa vjen pas kërkimeve të universiteteve në Zurih, Bernë e Gjenevë, mbi përqindjen e infeksionit te fëmijët.

Kreu shëndetësor Dr Daniel Koch tha: “Ne tashmë e dimë se fëmijët e vegjël nuk transmetojnë virusin. Pak fëmijë që janë sëmurur e kanë marrë atë nga prindërit. Prandaj fëmijët nuk përbëjnë rrezik për pacientët e rrezikshmërisë së lartë ose gjyshërit e tyre”.
Por ai shtoi se grumbullimet familjare apo loja me fëmijë të tjerë, janë ende të ndaluara.

Rekomandimet e tij e vënë tashmë Zvicrën në kurs përplasjeje me vende të tjera ku shumicës së të moshuarve u është kërkuar vetë-izolim i plotë. Vendi ka deri tani 29,264 raste dhe 1,699 vdekje.

PËRGJIGJU