
Spondiliatroza është një sëmundje degjenerative që prek shtyllën kurrizore, duke shkaktuar dhimbje të forta dhe parehati në aktivitetet e përditshme.
Sipas neurologut Genc Nurja, kjo gjendje vjen si pasojë e ndryshimeve të moshës, qëndrimit të keq, mungesës së aktivitetit fizik dhe faktorëve gjenetikë.
Si në çdo problem shëndetësor, parandalimi është çelësi. Mbajtja e një stili jetese aktiv, me ushtrime të rregullta dhe kujdes ndaj posturës, ndihmon në reduktimin e rrezikut dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.




