SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë së ish-gjyqtarit të árrestuar për korrupsion, ja shuma

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kërkon konfiskimin e pasurisë së gjyqtarit Shkëlqim Miri, i cili është dënua për korrupsion me 2 vite e 6 muaj burg.

Mësohet se SPAK kërkon konfiskimin e 144 810 eurove, 1 mijë dollarëve dhe 9.3 milion lekëve cash të Mirit.

Sipas burimeve nga hetimi pasuror rezulton se Shkëlqim Miri nuk justifikon pasurinë. Shkëlqim Miri u árrestua nëntorin e vitit 2017 për korrupsion, Gjykata e Kri meve të Rënda e dënoi me 2 vite e 6 muaj burg gjyqtarin e Apelit të Tiranës.

Shkëlqim Miri sipas gjykatës përfitoi 30 mijë euro ryshfet nëpërmjet Kujtim Mirit për të lënë në fuqi një vendim ndaj të dënuarit Gentian Doda,ç’ka do t’i sillte këtij të fundit lirinë.

Gjyqtarit në momentin e arrestimit iu sekuestruan në banesë 34 milionë lekë, një pjesë e të cilave iu kthyen pasi ai i justifikoi me faktin që i kishte marrë nga të afërmit për t’u kuruar nga tumori.