
SPAK ka paraqitur kërkesën për dënim me burgim të përjetshëm ndaj Altin Hajrit, i akuzuar për përfshirje në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.
Procesi ndaj tij po zhvillohet në mungesë, pasi Hajri vijon të jetë në kërkim. Ndërkohë, seanca gjyqësore është shtyrë, pasi mbrojtja ligjore ka kërkuar afat shtesë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare.



