Spahia: Rama nuk kanë asnjë lidhje me Shkodrën dhe tregojnë në çdo kohë padijen e theksuar mbi atë cfarë i nevojitet Shkodrës…

“Keqardhje kur kandidatët “turistë” të Edi Ramës, jo vetëm që nuk kanë asnjë lidhje me Shkodrën, por nuk dinë as çfarë bëhet në këtë qytet. Kjo vërteton më së miri, se kandidatët tuaj Z.Rama nuk kanë asnjë lidhje me Shkodrën dhe tregojnë në çdo kohë padijen e theksuar mbi atë cfarë i nevojitet Shkodrës.

SA PËR KUJTESË !

Shkodra është i vetmi qytet në tërë Shqipërinë që ka Qendër Rinore Publike të nivelit Europian. Aty zhvillohen aktivitete sociale, kulturore, të formimit profesional dhe mbështetje për inovacion e start-up të bizneseve për të rinjtë.

Është i vetmi qytet që ka platformën rinore www.shkodrarinore.gov.al e një ndër seksionet e veta është baza e të dhënave të vullnetarëve të qytetit të Shkodrës.

Politikat tuaja qëndrore kanë bërë që rinia të ketë vetëm një ëndërr:

❌Emigrimin!

Kështu që, para se të premtoni njihuni me territorin dhe mos prezantoni një program që projekton të kaluarën, por të ardhmen.

Përgjigjen e rinisë shkodrane do ta merrni me #25Prill. Do të jetë vota e tyre që do t’ju largojë njëherë e përgjithmonë”, Shkruan Bardh Spahia.

May be an image of një ose më shumë njerëz
May be art of një ose më shumë njerëz, people standing dhe text that says 'Qendra Rinore Atelle H'
May be an image of E brendshme
May be art of 1 person dhe E brendshme
May be an image of 3 njerëz, people standing dhe E brendshme
May be art of E brendshme