Situata në Shkodër/ Lamallari takon Ademin: Të gjithë bashkë jemi një trup i vetëm kundër COVID-it

Zv/ ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, i deleguar si prefekt në kryeqendrën e veriut sot ka zhvilluar një takim me kryebashkiaken Voltana Ademi. Lamallari u shpreh se takimi ishte konstruktiv me Ademin.

“Kemi pasur vazhdimisht takime me kryetaren e bashkisë, ju i keni parë edhe vendimet për tregjet, shumë pozitive, bashkëpunimi që ndodh dita ditës që ju ndoshta nuk e shikoni. Se cfarë diskutuar me kryetaren, mbeten…se ndryshe do të takoheshim para mediave. Diskutimet kanë qenë konstruktive” tha ai.

Por a ka ndryshuar klima e bashkëpunimit mes palëve? “Atë pres ta thoni ju. Ne jemi për punë dhe do të punojmë. Do të kisha një thirrje për të gjithë ju (gazetarët) ju jeni në terren, ju mund të jeni partnerët tanë kryesorë për të bërë sa mundemi për të ndërgjegjësuar. Sado që ne punojmë dhe vendime që merren, nëse ju na ndihmoni të kemi nivelin e duhur të ndërgjegjësimit, atëherë puna jonë do të ishte më e vështirë. Ne të gjithë bashkë jemi një trup i vetëm” tha