
Informacion i përditësuar për situatën në territorin e Qarkut Shkodër, ora 08.00:
- Bashkia Shkodër ,
- Situata në territorin e kësaj bashkie paraqitet pa probleme.
- Reshjet kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar, por deri tani nuk është evidentuar asnjë problem.
- Bashkia Vau Dejës ,
- Vijojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar.
- Nuk raportohen probleme në përronj, ura apo në rrjetin rrugor.
- Furnizimi me energji elektrike vijon normalisht.
- Bashkia Malësi e Madhe ,
- Reshje me intensitet Gjatë 24 orëve të fundit ka patur reshje shiu me intesitet të ulët.
- Nuk raportohen problematika të emergjencave civile.
- Bashkia Fushë-Arrëz ,
- Vijojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar.
- Ka shkarje dherash, gurësh dhe vërshime uji në rrugët rurale, duke vështirësuar qarkullimin.
- Ka ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike në disa fshatra.
- Bashkia Pukë
- Vijojnë reshje shiu me intensitet mesatar.
- Ka dëmtime në disa rrugë rurale në Njad Gjegjan dhe Luf-Qerret, rrëshqitje trupash rrugë dhe shembje skarpatash.
- DRV Shkodër ,
- Akset rrugire nacionale të administruara nga kjo drejtori paraqiten të kalueshme.
- Reshjet vijojnë, por nuk ka probleme me qarkullimin rrugor.
- Druk Lezhë ,
- Reshjet kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar.
- Nuk raportohen probleme në funksionimin e kanaleve të kullimit, argjinaturave, dhe digës së Rezervuarit të Shtodrit.
- Nivelet e lumenjve Buna, Drin, Kir, Gjadër dhe prurjet në përrenjtë kryesorë janë nën kuotat e riskut.
- Hidrovoret e Velipojës (Vilu dhe Cas) janë në gatishmëri dhe punojnë normalisht.



