
Një banesë dykatëshe në Preknicaj – Shkrel është shkrumbuar plotësisht nga flakët rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.
Shtëpia e Zef Preknicaj u përfshi nga zjarri, ndërsa pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, ndërtesa dhe orenditë brenda saj u dogjën tërësisht.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e shkarkesave atmosferike. Ngjarja është regjistruar më 18 nëntor 2025.







