
Një ngjarje tragjike ndodhi gjatë fundjavës në North York, Toronto, ku një shqiptar nga Shkodra u ekzekutua me armë zjarri, duke lënë pas dy fëmijë. Viktima është identifikuar si Paulin Harusha, 43 vjeç. Sipas policisë, ngjarja ndodhi pak para mesnatës në kryqëzimin mes Victoria Park Avenue dhe Sheppard Avenue East.
Oficerët e patrullës gjetën Harushën të plagosur brenda një automjeti. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai u shpall i vdekur në vendngjarje. Inspektori Jonathan Rose njoftoi se hetimet për zbardhjen e rrethanave janë në vazhdim.
Policia bëri me dije se autorët e dyshuar janë larguar me një SUV me ngjyrë të çelët, ndërsa ky është rasti i 31-të i vrasjes me armë në Toronto për vitin 2025, duke treguar rritje të dhunës me armë në disa zona të qytetit.





